Beogradi dhe Prishtina ranë dakord për dokumentet e identitetit
Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje për të lejuar qytetarët e tyre të udhëtojnë lirshëm vetëm me dokumente kombëtare identiteti.Kështu ka bërë të ditur të shtunën Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borell, raporton “Evropa e Lirë”.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook se qytetarët e Kosovës “me dokumente identiteti të lëshuara nga vendi ynë do të mund të kalojnë kufirin me Serbinë në të gjitha pikat kufitare pa pengesa, ngarkesa dhe vonesa”. E njëjta gjë do të jetë edhe për rastin e kundërt – hyrjen në Kosovë me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet serbe”.“Jam i lumtur që kemi gjetur një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borell në Twitter.
Marrëveshja është një lëshim nga ana e Vuçiçit, i cili deri tani ua ka mohuar hyrjen në Serbi qytetarëve të Kosovës vetëm me dokumente identiteti të lëshuara nga Prishtina, për shkak të shqetësimeve se ky mund të jetë një hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës u arrit pas takimit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, me të dy liderët. Njëkohësisht, nga 1 shtatori është në fuqi zbatimi i rregullores së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe me ato kosovare.Për ndryshimin është dhënë një periudhë 60-ditore.Dje në Prizren është bërë ndërrimi i parë i targave, transmeton gazeta serbe Danas.
Presioni i emigrantëve e ka detyruar Greqinë të zgjasë gardhin përgjatë kufirit të saj me Turqinë
Greqia po përpiqet të kontrollojë presionin e emigrantëve duke zgjatur gardhin përgjatë kufirit me 80 kilometra të tjera, raportoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva.Masat shtesë përfshijnë gjithashtu kamera më moderne vëzhgimi dhe 250 roje të tjera kufitare. Athina akuzon Turqinë për përdorimin e emigrantëve për të ushtruar presion mbi vendet evropiane. Çdo ditë në gusht, të paktën 1000 emigrantë tentonin të kalonin ilegalisht kufirin greko-turk.Vetëm muajin e kaluar janë ndaluar 77 trafikantë, shkruan Eleftheros Typos.Po rritet edhe presioni i emigrantëve nga deti.
Turizmi në Kroaci po i afrohet niveleve para pandemisë
Rezultatet e studimeve për zhvillimin e turizmit në Kroaci treguan rritje më të lartë se pritjet e qeverisë edhe në tremujorin e tretë, tha kryeministri Andrej Plenkoviç në një mbledhje të qeverisë të enjten. Deri në këtë moment për këtë vit janë regjistruar 14,9 milionë vizita në vend dhe 85,9 milionë fjetje, që është 91% dhe 96% nga rezultatet gjatë vitit 2019 rekord, shpalli Plenkoviç, i cituar nga agjencia Hina.
“Panairi i verës” mblodhi liderë nga Ballkani Perëndimor
Nga data 1 deri më 4 shtator në kryeqytetin serb Beograd po zhvillohet “Panairi i verës”, organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadrin e iniciativës “Ballkani i Hapur”. Është marrë vendim që ngjarja të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, duke u kthyer pak nga pak në një instrument të rëndësishëm ekonomik dhe turistik, shkruan botimi shqiptar 24-orë. “Përpara se të vija këtu, e shikoja fjalimin të cilin ekipi im e kishte përgatitur për mua, dhe vendosa që të mos e shfrytëzoj, sepse niste me shprehjen, se ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan gjatë epokës së bronztë. Nuk e di derisa kjo është e vërtetë, por e di se, humbëm shumë kohë, duke u munduar për të thënë se kush ka qenë i pari, kush është më i vjetri”, shënoi Rama. Ideja e panairit është të popullarizojë shijet dhe aromat, të cilat e prezantojnë frymën e Ballkanit. Në ngjarje marrin pjesë mbi 250 prodhues të verërave si dhe tregtarë të verës prej shteteve të ndryshme.
Sot në Beograd pritet një samit i liderëve të Open Ballkans, ku do të marrin pjesë edhe ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjártó dhe homologu i tij turk Mevlüt Çavuşoğlu.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, predsednik.rs, typosthes.grPothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..