Qyteti Sozopoll është sërish kryeqyteti kulturor i Bullgarisë deri më 5 shtator. Programi i 38 festivaleve të artit "Apollonija" paraqet mbi 50 veprimtari - koncerte, kinema, teatër, takime letrare me më të mirat e prodhimit vjetor të kulturës bullgare.
Tradita e nderuar nga koha, e pavarur nga ndryshimi i autoriteteve, i jep audiencës gjënë më të vlefshme - aksesin në botën e artit dhe njerëzit e saj, të cilët i japin shpirt Sozopollit në një mënyrë të papërsëritshme.
Për Mihaill Nedellçevin Sozopoli gjithmonë ka qenë qyteti i shpëtimit. Mbi gjysmë shekull është lidhja e tij me këtë skaj në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi, kurse sivjet në programin e Festave të Arteve, një mbrëmje e posaçme letrare shënon 80 vjetorin e profesorit. Ai ka qenë pjesë nga politika në fillim të demokracisë, dhe ka lënë një gjurmë të thellë në historinë letrare me studimet e tij lidhur me klasikët Pejo Javorov dhe Hristo Botev. Nedellçev nuk e shkel traditën që në fillim të muajit shtator të jetë në bregun e detit.
“Apollonija ndërtoi heterotopinë time të lumtur për Sozopollin”, thotë ai dhe shpjegon: “Heterotopia” është termi i Michel Foucault dhe do të thotë “vendi i tjetërsisë”. Por, filozofët flasin për heterotopitë e zymta, me fjalë të tjera burgjet, spitalet e kështu me radhë. Derisa unë pëlqej heterotopitë e lumtura dhe për mua qyteti Sozopoll është një heterotopi e lumtur. “Apollonija” disi u mbi ndërtua. Kur Dimo Dimov dhe Margarita Dimitrova e menduan këtë ngjarje të lumtur - “Apollonija”, në fakt ata kishin parasysh se këtu mblidhen intelektualë të shumtë, krijues të fjalës, piktorë e shumë të tjerë.
Unë i pëlqej shumë Apollonitë e para, sepse atëherë kishte mbrëmje të klubeve, ngjarje të cilat i bashkonin njerëzit. Legjendare ishte prania e regjisorit të madh Rangell Vëllçanov, rreth të cilit gjithnjë rridhte një atmosferë e gëzueshme dhe shpërthenin valë të qeshurash.
Tani qyteti përsëri është shumë i lumtur, por mungon atmosfera e parë e klubeve të “Apollonisë”. Duke pasur parasysh faktin se kur filloi festivali gjatë vitit 1984, atëherë ishte koha e socializmit dhe në fakt këtu ishte alternativa. Natyrisht, kishte policë të cilët na përgjonin se çfarë po flisnim, por ata ishin, si të thuash nga policët e mirë, me fjalë të tjera nga ajo pjesë e Sigurimit Shtetëror që kishte një simpati më të madhe për inteligjencën”.
“Apollonija” është një festival, i cili ka një përzgjedhje jashtëzakonisht inteligjente të programit dhe kjo nuk ka ndryshuar gjatë viteve, thotë Maria Kasimova-Moase-shkrimtare, gazetare, eksperte në fushën e etiketës dhe të protokollit, e cila sivjet është një pjesë nga Festat e Arteve, duke prezantuar librin e saj të ri “Monologë”.
“Këtu me të vërtetë mund të shikohen top-gjëra. Është jashtëzakonisht interesante. Tanimë 38 vjet këtu vijnë njerëz posaçërisht për shkak të “Apollonisë”. Po, mjedisi ndryshon-shikoj njerëz të ndryshëm, kërkohet një tip i ndryshëm i letërsisë, por ka interes dhe kjo më jep shpresa të shumta. Atmosfera në Sozopoll gjithmonë është shumë speciale. Unë jam një fëmijë nga deti, por kjo atmosferë është e pakalueshme. Gjithmonë, aty ku ka det, ka horizont, ka ëndrra, ka lindje të diellit dhe hëna...Dhe kur ti ecën nëpër bregun e detit gjithmonë Hëna dhe Dielli të ndjekin nga pas dhe gjithmonë shikon se ka një rrugicë të diellit apo të hënës posaçërisht për ty. Dhe ajo me të vërtetë është tamam për ty. Kjo është mënyra, në bazë të së cilës natyra jonë tregon se nuk jemi vetëm - çdo një ka rrugën e vet të drejtpërdrejtë deri tek Dielli dhe direkt deri tek Hëna. Këtë ne nuk duhet ta harrojmë. Dhe pikërisht këtu në det vihet re kjo, pikërisht në Sozopoll.”
“Apollonija” ka një vizion të vet - thotë Marieta Angellova, regjisore kukullash dhe krijuese e shtëpisë teatrale “Marieta dhe Marioneta”:
“Për mua “Apollonija” është një ngjarje e shumëpritur, e cila vazhdon, në sajë të përpjekjeve të të gjithëve, të cilët e kanë krijuar këtë traditë. Kurse unë si një regjisore teatrale gjithmonë gëzohem dhe emocionohem nga atmosfera e cila krijohet këtu. Është gjë e shkëlqyer që ajo na pushton gjithmonë. Mendoj se duhet të zhvillohet pikërisht fryma e festivalit në Sozopoll, për të cilën ne e japim kontributin tonë.”
Reportazh i Petja Janakievës, BNR-Burgas
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / ApolloniaFestival, Facebook / MunicipalityOfSozopol, BGNES, Facebook / marionetabg
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..