Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po feston linja me binarë të ngushtë në Rodopet

Foto: tesnolineikata.com

Çdo e diele e parë e shtatorit i kushtohet festimit të një kureshtjeje unike turistike në Bullgari - hekurudhës me binarë të ngushtë "Septemvri-Dobrinishte". Fillimi është vënë nga Shoqata Civile “Për linjën me binarë të ngushtë” dhe kryetari i saj Kristijan Vaklinov, i cili gjatë vitit 2017 inauguroi Shtëpinë-Muze të të ashtuquajturit “tren të vogël” dhe në godinën e vjetër të  stacionit hekurudhor Cepina mblodhi historinë shekullore të linjës. Stacioni gjendet në grykën e lumit Çepinska, dhe ndërtesa u riparua dhe u restaurua plotësisht me punën vullnetare të mbi 20 personave gjatë dy vjetëve.

Qëllimi bazë është që të tërhiqen ndjekësit e kauzës së ruajtjes së hekurudhës së fundit me trase të ngushtë. Linja në vendin tonë është me një gjatësi totale prej 124.7 km.  Ajo lidh ultësirën e Trakisë së Epërme, malet Rodopa, Rilla dhe Pirin dhe përgjatë rrugës së saj ndodhet stacioni më i lartë në Gadishullin Ballkanik - Avramovo, në 1267 metra mbi nivelin e detit. Gjatë vitit 2020 linja e vetme e mbetur me një trase të ngushtë në Bullgari u zgjodh në Top 10 të anketës  së gazetës “Guardian” për udhëtime më piktoreske me tren në Evropë.

Çështja e ndërtimit të një hekurudhe në Rodopet u ngrit për herë të parë në vitin 1915. Gryka e Çepinit u zgjodh sepse përveç aksesit në mal, ka zonat më të populluara përgjatë lumit. Kështu, linja e ardhshme hekurudhore, përveç transportit të udhëtarëve, duhej të shërbente për transportin e drurit dhe mbrojtjen e këtyre territoreve bullgare të sapoçliruara. Sot, ndërtimi i linjës përmes malit po studiohet në universitetet e njohura të arkitekturës dhe ndërtimit jashtë vendit, për shkak të zgjidhjeve të jashtëzakonshme inxhinierie që lejuan tejkalimin e pabarazive të mëdha, përputhshmërinë e plotë me tiparet e terrenit, si dhe arritjen e 39 kilometrave të parë të gjurmës së linjës së ngushtë 760 milimetrash që ndërtohen me dorë në vetëm të 5 vjetëve.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari fillojnë të ashtuquajturat “Goreshtnici”

Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..

botuar më 24-07-15 10.23.PD

Festivali i figurave prej rëre fillon në qytetin bregdetar Burgas

Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..

botuar më 24-07-05 9.01.PD

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas minoriteteve..

botuar më 24-06-28 5.31.MD