Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shënon Ditën Ndërkombëtare të Shkabës me një festë dyditore

Foto: Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Sot në Bullgari hasen tre lloje shkabash – kokë bardhë (grifon), egjiptiane dhe relativisht rrallë - i zi.Vitin e kaluar, gjatë monitorimit të rregullt të shpendëve, ekspertët e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve  njoftuan se në territorin e vendit tonë janë numëruar 107 palë shkaba grifon, që shënon një rritje gjatë viteve të fundit. Mbrojtësit e natyrës na kujtojnë se shkabat janë "pastruesit e natyrës" dhe janë thelbësore për funksionimin normal të ekosistemeve.

Për të theksuar rëndësinë e këtyre shpendëve të vlefshëm për jetën e egër, të cilët janë ndër speciet që zhduken më shpejt në planet, që nga viti 2008, çdo të shtunë të parë të shtatorit, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Shkabave. Sipas traditës në Bullgari kjo do të jetë një festë dyditëshe/më 3 dhe 4 shtator/ në qendrën për Mbrojtjen e Natyrës “Rodope Lindore” rreth Maxharovos. Organizatorë janë Fondacioni  “Rodope më të egra”, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve dhe Bashkia e qytetit.  Janë parashikuar punëtori teatrale, atelie krijuese, prezantime, një shëtitje me këmbë për vërejtjen e zogjve, ekspozitë dhe aktivitete të tjera të ndryshme për të mëdhenj e të vegjël - adhurues të natyrës. Miqtë do të kenë mundësi të marrin pjesë dhe në leksionin “Fotografim të shpendëve - këshilla dhe marifete” të Sergej Panajotovit, i cili fotografon shpendë në mjedisin e tyre të natyrshëm tanimë 25 vjet.

Në Rodopet Lindore janë ndërtuar 3 foto-strehime në vendet ku ushqehen zogjtë. Duke i përdorur ato, ne mund të mbështesim drejtpërdrejt mbijetesën e zogjve të rrallë grabitqarë në rajonin e Maxharovos. Vendet e fshehta janë projektuar posaçërisht për fotografimin e shkabës grifon, shkabën egjiptiane dhe shkabën e zezë, si dhe shqiponjat shkëmbore dhe të detit. Përveç kësaj mund të bëhemi dëshmitarë dhe të llojeve të tjerë të rrallë dhe të mbrojtur mes të cilëve çakalli, huta bisht bardhë, korbi, sorra e zezë, dhelpra, kurse shanset për të fotografuar një ujk janë ndër më të lartat në Evropë, sipas Qendrës së Ruajtjes së Natyrës të Rodopeve Lindore.

Përpiloi: Vesella Krësteva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Studime për frankofonët në nivel botëror ofrojnë Universiteti i Teknologjisë dhe ai i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje

Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...

botuar më 24-06-16 9.20.PD
Teodor Stojçev

Pas zgjedhjeve: Surpriza dhe një verë e nxehtë për Parlamentin e ri Evropian

Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..

botuar më 24-06-14 12.55.MD
Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ka avancuar me 200 vende në një renditje ndërkombëtare

Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..

botuar më 24-06-12 2.17.MD