Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fermerët e BE-së po planifikojnë protesta kundër importit të pakontrolluar të grurit nga Ukraina

Foto: REUTERS

Fermerët nga 12 vende evropiane, përfshirë Bullgarinë, po planifikojnë protesta të përgjithshme kundër mungesës së kontrollit mbi importin e drithit nga Ukraina. Ata po kërcënojnë të bllokojnë kryeqytetet evropiane me pajisje të rënda në ditët midis 14 dhe 16 shtatorit. Kështu ka bërë të ditur për BNR kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Drithërave Kostadin Kostadinov. Qëllimi i demonstratës është ndalimi i importit të drithit të trajtuar me pesticide të paautorizuara në Bashkimin Evropian. “Evropa e ka lejuar këtë import, por po i nënshtron prodhuesit e saj dhe i dënon me falimentim”, komentoi Kostadinov.

Fermerët në vendin tonë tashmë mund të aplikojnë për ndihmë shtetërore për të kapërcyer pasojat e luftës në Ukrainë. Shuma e përcaktuar për të mbështetur fermerët është 426 milionë leva / 217,81 milionë euro.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD