Fermerët nga 12 vende evropiane, përfshirë Bullgarinë, po planifikojnë protesta të përgjithshme kundër mungesës së kontrollit mbi importin e drithit nga Ukraina. Ata po kërcënojnë të bllokojnë kryeqytetet evropiane me pajisje të rënda në ditët midis 14 dhe 16 shtatorit. Kështu ka bërë të ditur për BNR kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Drithërave Kostadin Kostadinov. Qëllimi i demonstratës është ndalimi i importit të drithit të trajtuar me pesticide të paautorizuara në Bashkimin Evropian. “Evropa e ka lejuar këtë import, por po i nënshtron prodhuesit e saj dhe i dënon me falimentim”, komentoi Kostadinov.
Fermerët në vendin tonë tashmë mund të aplikojnë për ndihmë shtetërore për të kapërcyer pasojat e luftës në Ukrainë. Shuma e përcaktuar për të mbështetur fermerët është 426 milionë leva / 217,81 milionë euro.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..