Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një përkeqësim i klimës së biznesit vërehet në gusht

Foto: pixabay

Klima biznes në Bullgari u përkeqësua me 3.4 pikë në gusht në krahasim me korrikut, tregon anketa tradicionale e Institutit Kombëtar të Statistikave.

Mjedisi i pasigurt ekonomik mbetet faktori kryesor në përkeqësimin e pritjeve për zhvillimin e koniunkturës ekonomike në muajit në vijim.

Sipërmarrësit e sektorëve “industri”, “ndërtim”, “tregti me pakicë” dhe “shërbime” theksojnë se presin uljen e kërkimit dhe të porosive në sektorët e tyre.

Pamjaftueshmëria e krahut të punës dhe konkurrenca gjithashtu janë ndër faktorët, për shkak të të cilave drejtuesit bëjnë parashikime gjithnjë e më pesimiste për zhvillimin e ekonomisë në muajit në vijim.

Sipërmarrësit në ndërtim tregojnë si një problem edhe çmimet e materialeve, ndërsa tregtarët me pakicë – porositë për furnitorët.

Indeksi që cakton klimën e biznesit në industri u ul në gusht me 3.4 pikë në krahasim me korrikun, kur u rrit me 2.1 pikë.

Gjatë gushtit 2022 treguesi “biznes klima në ndërtim” ruajti nivelin nga korriku kur u ul me 2.9 pikë.

Treguesi kryesor “klima e biznesit në tregtinë me pakicë” ra gjatë gushtit me 9.0 pikë, pas një rritjeje të lehtë me 0.7 pikë në korrik, ndërsa treguesi kryesor “klima e biznesit në sektorin e shërbimeve” u ul me 1.0 pikë pasi u stabilizua një muaj më parë.

Në këtë sfond Agjencia Ekzekutive për Inkurajimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme zhvillon një fushatë informative për njohjen e përfaqësuesve të bizneseve të vogla dhe të mesme me mundësitë për aplikimin me projekte në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes. 

Masa e parë në kuadër të Planit Kombëtar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë, që do të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme “Fondet Evropiane për Konkurrueshmërinë” pranë Ministrisë së Inovacionit dhe Rritjes, është “Modernizimi Teknologjik”. Një total prej 260 milionë leva do të investohen nëpërmjet tij, dhe shuma e grantit mund të arrijë nga 180 000 leva deri në 700 000 leva, në varësi të madhësisë së ndërmarrjes. Aplikimi në program do të bëhet tërësisht online deri më 21 shtator. Kompanitë duhet të jenë të regjistruara jo më vonë se data 31 dhjetor 2019, të kenë realizuar të ardhura vjetore neto nga shitjet për tri vitet e fundit në shumën mbi 210 000 leva për ndërmarrjet mikro, mbi 750 000 leva për ndërmarrjet e vogla dhe mbi 3 milionë leva për ndërmarrjet e mesme.


Procedura është e orientuar te kompani në katër nga sektorët ekonomikë të vendit – industri përpunuese, furnizim të ujit, shërbime të kanalizimeve, administrim të mbetjeve dhe rikuperim, krijim dhe shpërndarje të informacionit dhe projekteve kreative, telekomunikacione dhe aktivitete profesionale dhe kërkime shkencore.

Nëse Plani i Rimëkëmbjes do të luajë rolin e brezit shpëtues për firmat më të vogla në Bullgari? Në një intervistë për BNR ekonomisti dhe konsulent financiar Kuzman Iliev shprehu skepticizëm në lidhje me mundësitë e administratës bullgare të ndihmojë absorbimin e mjeteve evropiane. “Ndoshta njerëzit nga administrata janë të shqetësuar nga pasiguria politike. Ne jemi duke u ngadalësuar dhe nuk do të jetë e çuditshme në se do të humbasim qindra milionë leva edhe këtë vit” - theksoi ai.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD