Çdo ndryshim i madh fillon me hapin e parë të vogël dhe besimin e madh në një të ardhme më të mirë.Martin Jankov është një dëshmi e gjallë e kësaj.Ai është një nga ata të rinj bullgarë që e dinë se ndryshimi është i mundur dhe mund të fillojë prej tyre. Martin diplomohet në "Arkitekturën e Peizazhit" në Universitetin Greenwich në Britaninë e Madhe, fillon të ushtrojë specialitetin e tij dhe madje themelon një biznes të vet.Shtatë vjet më vonë, pikërisht kur gjërat fillojnë të ndodhin si në një përrallë emigrantësh, Martini kthehet në Bullgari. Sot ai pohon se i tillë ka qenë plani që në vet fillimin e historisë.
Vetëm disa ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë, Martini dhe një grup mendimtarësh të tjerë - qytetarë, ekspertë dhe institucione, themelojnë fondacionin "Kolektiv" me idenë modeste për të organizuar një event në lumin Perllovska në Sofje. E kanë përfytyruar të lëshojnë disa varka ndriçuese, të cilat të tërheqin një vëmendje pozitive drejt gjendjes së lumenjve të qytetit. “Që atëherë deri tani shumë njerëz u bashkuan rreth idesë dhe ajo u kthye në një iniciativë kombëtare, e cila quhet “Lumenjtë e qytetit” dhe zhvillohet në disa qytete të Bullgarisë - në Ruse, Sofje, Gabrovo” - po e vazhdon tregimin e tij posaçërisht për Radio Bullgarinë Martini. Në këtë mënyrë lind festivali “Lumenjtë e Sofjes”, kurse më 2 shtator fillon edicioni i tij i tretë i radhës rreth lumit Vlladajska në kryeqytet. Një festival i cili i kalon kufijtë e kohës për nga paraqitja e vet dhe lidhet me ndryshimin e Gjelbër, nga i cili çdo një qytet evropian ka nevojë sot.
“Kjo është një iniciativë urbanistike mjaft afatgjatë.Ideja e saj është të mund të bashkojë ekspertë, institucione dhe biznesin në disa vizione afatgjata për ri mendimin e lidhjes midis qytetit dhe lumit. Sepse, në pjesën më të madhe të qyteteve bullgare lumenjtë kalojnë disi në mënyrë pasive përmes tyre. Nuk ekziston lidhja e vërtetë, pavarësisht se lumi është burimi fillestar i jetës për një qytet. Një qytet i cili ka inkorporuar lumin në mjedisin e tij urban është një qytet më i lumtur dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të tregojmë. Pikërisht prandaj po i realizojmë dhe këto festivale”.
Edicioni i sivjetshëm i “Lumenjtë e Sofjes” premton të jetë i përmbushur me një program të larmishëm kulturor falas, me interpretime muzikore, me një art bazar, instalime, një cirk modern dhe kinema verore. E gjithë kjo do të realizohet nëpër brigjet e lumit Vlladajska, si dhe në nivelin e sheshit “Lëvov Most” /Ura e Luanëve/. Fokusimi kryesor sivjet bie mbi pastrimin e vet ujit.
“Ndoshta shumë nga dëgjuesit tuaj e dinë se uji i kanalit derdhet në lumenjtë e Sofjes.Ky është një problem që ndodh edhe në qytete të tjera evropiane, por gjithnjë e më shumë prej tyre po marrin masa për ta zgjidhur këtë problem. Ditën e premte më 2 shtator, ne kemi organizuar një diskutim që të fillojmë të flasim për këtë problem dhe të mund të kërkojmë vendime të cilat mund ti kryejmë për të” - thotë Martin Jankov.
Aksenti tjetër bazë në program është i lidhur me dy çmime ndërkombëtare të cilat projekti i “Kolektivit” i fitoi. “Lumenjtë e Sofjes” u bë finalisti i vetëm nga Bullgaria në çmimet për dizajn të Komisionit Evropian-“Një Bauhaus i ri evropian” dhe fitoi Çmimin “Evropa Nostra”.
“Kjo iniciativë e Komisionit Evropian për Bauhaus të Ri kërkon vendime reale, konkrete për mjedisin e qytetit, të cilat të mund të realizohen në një nivel evropian dhe të futen në legjislacion dhe në administratë në rrugën e Evropës drejt transformimit të Gjelbër, i cili parashikohet për vitin 2050.”
Në hapjen e festivalit në një skenë të ndërtuar në mënyrë të posaçme në shtratin e gurtë të lumit Vlladajska, i njohur tashmë në vitin 1988 si "monument i artit të kopshteve dhe parqeve", fondacioni "Kolektivi" do të marrë çmimin "Europa Nostra" për trashëgiminë kulturore evropiane, i cili është edhe çmimi më prestigjioz i kontinentit të vjetër në këtë sferë.“Kjo është një njohje e madhe për ekipin tonë”, pohon Martin Jankov dhe një motivacion shtesë të besojnë në këtë që bëjnë.
“Dhe jo në vend të fundit na hap shtigje të shumta si dhe mundësi për partneritete ndërkombëtare, të cilat tanimë po i përgatisim dhe shpresojmë që gjatë viteve të ardhshme bashkë me bashkitë bullgare dhe me ekspertët ndërkombëtar të aplikojmë në praktikë në Bullgari”, thotë në mënyrë optimiste arkitekti.
Gjatë gjithë verës qyteti Ruse po kështu është një pjesë nga projekti i madh “Lumenjtë e qytetit-Ruse”. Martin Jankov tregon se, akoma gjatë muajit maj bashkë me nxënës të shkollave vendase dhe qytetarë kanë bërë një konstruksion në hapësirë, në pjesën qendrore të bregut të Danubit në Ruse, ku deri në këtë moment janë organizuar mbi 40 shfaqje kulturore. Interesi i madh ndaj tyre është dëshmi se njerëzit kanë etje për vende të ngjashme. Më në veçanti për banuesit e qytetit Ruse, për të cilët lumi Danub është simboli i pastër dhe i qartë i qytetit të tyre. Ngjarjet aty do të vazhdojnë deri më 30 shtator, kurse midis 23 dhe 25 shtator bashkia e qytetit Gabrovo dhe fondacioni “Kolektivi” do të organizojnë festivalin “Lumenjtë e qytetit” në shtratin e lumit Jantra. Me shpresën që kjo të jetë nisma tjetër e radhës afatgjatë urbanistike në rrugën drejt një të ardhmeje të gjelbër.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / @riversofthecity
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..