35 vjet më parë më 30 gusht 1987 në Stadiumin Olimpik të Romës, kërcyesja bullgare Stefka Kostadinova vendosi një rekord botëror në kërcim së larti. Atletja bullgare kërceu 209 centimetra, duke përmirësuar arritjen e vet më të mirë personale me 1 centimetër. Rekordi i 22-vjeçares së atëhershme Kostadinova mbetet i patejkalueshëm edhe sot e kësaj dite.
Këto 209 centimetra të arritura në kryeqytetin italian janë pjesë e karrierës së mahnitshme të bullgares, e njohur si hegjemone absolute në disiplinë për të gjitha kohërat dhe një nga kërcyeset më të mëdha në historinë e sportit botëror.
“Shumë sportiste pastaj u përpoqën të përmirësonin rekordin – disa ishin shumë afër, edhe unë vetë provova dhjetëra herë... Uroj që të gjithë të gjejnë rrugën e tyre personale drejt majës”, thotë atletja legjendare bullgare.
Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..