"Kufiri midis Bullgarisë dhe Turqisë mund të kalohet shumë lehtë, unë e pashë me sytë e mi se si mund të hysh me ndihmën e një shkalle". Këtë e deklaroi ministri i punëve të brendshme nga qeveria e përkohshme Ivan Demerxhiev për bTV në lidhje me vdekjen e dy policëve që u përpoqën të ndalonin një autobus me emigrantë dje në Burgas.
Ai shtoi se nuk ka informacion për sigurimin e një ombrellë policore mbi veturë. Mirëpo, ka të dhëna se ka policë të përfshirë në lejimin e emigrantëve të kalojnë kufirin, theksoi ministri. Çmimi për të hyrë në vendin tonë është rreth 1000 euro, sipas informacioneve të MPB-së.
Ivan Demerxhiev theksoi se filozofia e ruajtjes së kufirit është e gabuar që në fillim, sepse ajo mbështetet më së shumti në fuqinë punëtore. Sipas tij, presioni i migrantëve është rritur më shumë se gjashtë herë në krahasim me vitin e kaluar dhe çdo ditë afro një mijë persona ndalohen në vijën kufitare.Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e..