Gërmimet në zonën e kepit Kaliakra vazhdojnë deri në fund të gushtit. Ndër objektet e zbuluara deri tani janë stoli të shumta argjendi, unaza, fragmente enësh të ndryshme e të tjera.
“Ka raportime se 3-4 vjet pas rënies së Tërnovos së lashtë nën sundimin osman (1393), Kaliakra ka qenë ende e pavarur dhe këtu despoti Dobrotica ka sunduar për gati 30 vjet - shpjegon arkeologu Filip Petrunov, pjesë e ekipit të shkencëtarëve të Muzeut Historik Kombëtar.
Flota e parë e Detit të Zi është krijuar gjithashtu në Kaliakra, siç dëshmohet nga monedhat e prera në emër të Dobroticës në Silistra. Për të nëntin vit me radhë po punojmë në anën lindore të kepit, ku sipas sinjalit të turistëve gjatë vitit 2014 filluam të studiojmë një nekropol jashtëzakonisht të pasur, plotë me sende luksi, vathë, unaza. Për këtë kohë kemi zbuluar 135 varre, si dhe një godinë nga periudha e shekujve 4-6, e përdorur si një pajisje për prodhim. Zbuluam gjithashtu pragjet e furrave ku i kanë shkrirë metalet, si dhe punishtet.
E gjithë kjo ndodhet në një korridor gati 10 metra. Këtë vit zbuluam një fragment të dorezës së një poçeje, në të cilën gjendet një kryq, karakteristik për krishterimin e hershëm në kryeqytetin e shtetit të parë bullgar - Pliska. Rreth këtij kryqi ka dhe simbole, të shkruara me germë në gjuhën e lashtë bullgare”- sqaron Petrunov përpara Radios Kombëtare Bullgare. Që të gjitha mbeturinat njerëzore të zbuluara në kepin Kariakra do të jepen për analiza në Institutin e Morfologjisë Eksperimentale dhe Antropologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Përpiloi: Joan KolevPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..