Çdo vit kalendari kulturor bullgar pasurohet me disa festivale të reja, të cilat i kthejnë lokacionet e njohura ose krejtësisht të reja në vende të preferuara për pushime dhe argëtim. Në këtë mënyrë, ngjarjet pak a shumë kontribuojnë për zhvillimin ekonomik të rajoneve dhe efekti i edicioneve të kthyera në traditë është më afatgjatë:
“Fshati po shton popullsinë e vet. Një nga arsyet është se njerëzit bien në dashuri me bukurinë e rajoneve fshatare, qytetet janë afër dhe kjo i bën ata të blejnë shtëpi dhe të vendosen këtu - shpjegon politologu Evgeni Dajnov, duke vëzhguar transformimin e fshatit Mindja, ku 14 vite më parë ai e vuri fillimin e festivalit me të njëjtin emër të muzikës rock. - Dhjetëra janë shtëpitë e blera nga njerëz që na vizituan në festival. Një brez i tërë i ri atëherë ishte 5-6 vjeç, kur filloi festivali, dhe tani janë 20 vjeç”.
Në këtë kuptim, "Mindja Rock Fest" arriti qëllimin e tij fillestar për ndërtimin e një komuniteti në këtë fshat të rrethit të Veliko Tërnovos - vendasit marrin pjesë vullnetarisht në organizimin e aktivitetit, duke ndihmuar sipas aftësive të tyre.
Sivjet, më 26 dhe 27 gusht, vizituesit do të kenë mundësinë të dëgjojnë muzikë të llojllojshme - blues, rock dhe stile të tjera, ndërsa artistët vendas do të prezantojnë produkte të punuar me dorë.
“Rock-u dhe politika kanë qenë gjithmonë të lidhura në një formë apo në një tjetër, sepse muzika pasqyron të gjitha ngjarjet e rëndësishme politike dhe qëndrimet e shoqërisë. E megjithatë, mënyra se si njerëzit e perceptojnë muzikën rock është tashmë ndryshe”, thotë Evgeni Dajnov, i cili luan në grupin “Magistri”.
“Nëse i shikojmë gjërat globalisht, muzika rock pushoi së qeni po aq e rëndësishme sa ishte në jetën e njerëzve diku rreth fillimit të këtij shekulli. Njerëzit pushuan së dëgjuari dhe ndjerë muzikën rock si një mjet për të kuptuar botën - shpjegon profesori. - Filluan ta dëgjonin si muzikë zbavitëse dhe doli në plan të parë mënyra e jetesës dhe e komunikimit të gangsterëve dhe banditëve në vend, i ashtuquajturi stil muzikor “çallga”, pseudopatriotizmi etj. Pra, dobësimi i ndikimit të rock and roll-it u mundësoi forcave më të errëta të ngrinin kokën. Thënë shkurtimisht - rock and roll-i vërtet dështoi, por nuk mund të mbështetesh në një zhanër muzikor për ta bërë punën e politikanëve, ekonomistëve dhe subjekteve të tjera përgjegjëse. Duhet një rezistencë gjithëpërfshirëse publike, nuk ka sesi ne muzikantët ta bëjmë këtë të vetëm”.
Dajnov thotë se për një kohë të gjatë nuk i është dashur t'u shpjegojë me hollësira të huajve se cilat janë veçoritë e sistemit dhe situatës politike e shoqërore në vendin tonë.
“Njerëzit në përgjithësi vijnë të përgatitur në vendin tonë, por kishte një periudhë rreth vitit 1996, kur unë vazhdimisht duhej t’i bindja diplomatët perëndimorë dhe të flisja para mediave të huaja, për ta ruajtur imazhin e Bullgarisë”. Që nga atëherë deri më sot, gjërat kanë ndryshuar dhe unë tashmë e shpjegoj se Bullgaria gjithmonë befason duke arritur më shumë sesa duket në shikim të parë në rrugën drejt një lloj ekzistence evropiane. Megjithatë, kur arrin më shumë nga sa pritur vetë ajo, fillon të shikojë përreth dhe të hezitojë.”
“Partitë ende po enden dhe po kërkojnë mesazhet e tyre për t'ua paraqitur votuesve”, thotë politologu, duke shtuar se për një gjë është plotësisht i sigurt për fushatën e ardhshme zgjedhore:
“GERB dhe DPS do të sulmojnë kundërshtarët e tyre, duke u grindur me ta në televizion. “Bullgaria Demokratike” do të ketë një fushatën më të mirë brenda mundësive të saj, por cilat do të jenë lëvizjet e partive të tjera, gjithçka është ende një mister i plotë”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Zdravko Petrov, arkiv personal
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..