Albumi i dyfishtë "Të rritesh me Rahmaninov" përmban “Etyde – Piktura” (Études-Tableaux) të pianistit dhe kompozitorit të madh rus Sergej Rahmaninov. Interpretuesit janë nxënës të Antonina Bonevës - frymëzuese dhe mentore e projektit, mësuese dhe interpretuese e njohur. Ky është integrali i parë i “Etyde – Piktura” i regjistruar në Bullgari. Projekti do të prezantohet në tre koncerte radhazi - më 24 gusht në sallën e dhomës "Bullgaria", më 27 gusht në sallën e bibliotekës në Stara Zagora, më 29 gusht - në Sozopol, në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve "Apolonia".
Sergej Rahmaninov kompozoi "Etyde-Piktura" në vitet para se të zgjidhte jetën e emigrantit. Dihet se kompozitori dhe pianisti i madh, me rrënja fisnike, është larguar nga Rusia në fillim të vitit 1918, së bashku me familjen e tij, duke lënë të gjithë pasurinë e tij. Fillimisht ka jetuar në Evropë dhe më pas në SHBA, ku vdiq në moshën 69-vjeçare. Ai krijoi serinë e parë të "Etyde-Piktura", opus 33, në vitin 1911, dhe e dyta, e përfunduar në 1917, doli të ishte e fundit e tij e kompozuar në atdhe. Këto vepra janë pjesë integrale e repertorit të pianistit, por performancat dhe regjistrimet integrale janë një dukuri e rrallë në mbarë botën.
“Meqenëse etydet nga Opusi i 39 janë jashtëzakonisht të vështira, kam kontaktuar me tre nga studentët e mi që aktualisht ndodhen në vende të ndryshme të botës, por po vazhdojmë të punojmë së bashku, edhe pse jo aq shpesh. Elvis Vasilev ndodhet në Kuvajt, jep mësim, së shpejti do të fillojë të japë koncerte. Dy të tjerët kanë përfunduar masterin, kanë një diplomë bachelor - ata janë Teodor Pazov në Hamburg dhe Roberto Iliev në Madrid. Ata e pranuan idenë me kënaqësi, duke luajtur etydet nga cikli i dytë.
Merita dhe ideja për diskun i takon Daniella Kallajxhievës, e cila në fakt është menaxhere e projektit. Ajo gjithashtu përgatiti dokumentet për aplikim në Fondin Kombëtar “Kultura”. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës që ata e miratuan, pa ndihmën e tyre nuk do të kishim sukses. Albume të tilla integrale në mbarë botën janë të rralla. Prandaj kjo është një kontribut i mirë i Shkollës Bullgare të Pianos. Ky integral doli përtej pritjeve të mia, jam shumë e lumtur”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: pixabay, arkiv, arkiv personal
Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..
Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar, kulturë të thellë zanore dhe lehtësi të jashtëzakonshme në komunikim, ishte në Sofje më 13 mars për..
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..