Sasi të garantuara të gazit janë të disponueshme deri në fund të shtatorit, tha në një konferencë zëvendëskryeministri për politikën ekonomike Hristo Aleksev, i cili kryeson Shtabin e Krizave të Energjisë, të krijuar nga qeveria e përkohshme.
Shtabi është përqendruar në përfundimin dhe vënien në punë të interkonektorit të gazit me Greqinë, si dhe në stabilizimin financiar të "Bulgargaz".
"Problemet që janë grumbulluar janë të shumta", theksoi Hristo Aleksiev. Sipas tij, lidhja e gazit me fqinjin tonë jugor është lënë pa mbikëqyrje nga administrata e mëparshme. “Janë grumbulluar një sërë problemesh që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe dokumentacionin, kemi gjetur kaos të plotë dhe një menaxhim që nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit”, tha zëvendëskryeministri.
Ai tha gjithashtu se gazi duhet të sigurohet me çmime të përballueshme për bizneset dhe popullsinë. Sipas Hristo Aleksievit, për momentin nuk mund të ketë kompensim për shkak se nuk ka parlament funksional.Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..