Me mjetet e ngjyrave dhe të dritës, artistja Johana Trajanova na tregon për dobësinë tonë personale dhe kalueshmërinë tonë në këtë tokë.Instalimi i saj i fundit fotografik titullohet KREHKI // FRAGILE, ashtu si dhe lulet botanike që ajo fotografon për të ilustruar kalueshmërinë e natyrës njerëzore.
Duke përdorur formën e lules botanike, Johana rikrijon ndjenjën e humbjes së një njeriu të dashur e të shtrenjtë kur bota duket se ka filluar të shkërmoqet para syve tuaj.Duke eksploruar brishtësinë e elementeve natyrore, autorja vizualizon brishtësinë e shpirtit tonë. A jemi të brishtë? - pyet ajo në mënyrë retorike. Dhe në një seri prej shtatë triptikësh tregon për fazat e ndryshme të një luleje botanike: nga lulëzimi, përmes gjetheve deri tek zbehja. Ekspozita mund të shikohet në galerinë e kryeqytetit Credo Bonum deri më 10 shtator 2022.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Credo Bonum
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..
Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..