Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët bullgarë studiojnë komunikimin e delfinëve në Detin e Zi

Foto: Pixabay

Shkencëtarët nga Varna kanë filluar një projekt për analizën e sjelljes të sinjaleve të komunikimit që lëshojnë delfinët. Pajisjet u instaluan në një vozë në gjirin e Varnës nga një ekip i laboratorit të akustikës nënujore në Universitetin Teknik në qytet. Qëllimi i studiuesve është të regjistrojnë tingujt afatgjatë të bërë nga delfinët e egër në natyrë. Ata do të krahasohen me tingujt e regjistruar tashmë të bërë nga delfinët në Akuariumin për Delfinë në Varna. Më pas, në laboratorin e inteligjencës artificiale në shkollën e lartë do të analizohet struktura e sinjaleve dhe do të grupohen.

Projekti është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh efektet e luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe numrin e madh të anijeve luftarake, hidrolokatorët e të cilave prishin komunikimin mes delfinëve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bashkautore e një prej 16 artikujve me pjesëmarrjen e INSAIT është nxënësja e klasës së njëmbëdhjetë Reni Paskaleva

Instituti bullgar INSAIT del përpara Kembrixhit në një forum historik të inteligjencës artificiale

Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...

botuar më 24-06-21 5.22.MD

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD

Ekspozita e fotografive “Pafajësia pa kufij” na tregon botën e fëmijëve refugjatë

Në Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 qershor, në orën 11:00 në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes do të hapet zyrtarisht ekspozita fotografike kushtuar fëmijëve refugjatë me titull “Pafajësia pa kufij”. Veprimtaria organizohet nga UNICEF,..

botuar më 24-06-20 5.10.PD