Qindra mjete lundruese po presin në pjesën bullgaro-rumune të lumit Danub dhe parashikimet për lumin nuk janë aspak optimiste. Për shkak të mungesës së ujit të mjaftueshëm në tre lumenjtë më të rëndësishëm - Rini, Majni dhe Danubi, situata në Danub mbetet e rëndë dhe pronarët e anijeve në të gjithë Evropën pësojnë humbje, tha në një intervistë për BNR kapiteni Ivan Zhekov, kreu i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Lumenjve.
Sipas tij, tendenca e nivelit të ulët të lumit vazhdon dhe nuk ka perspektivë për rritje të përhershme të nivelit. Pavarësisht mungesës së ujit, aktualisht nuk ka asnjë anije të bllokuar në seksionin bullgaro-rumun. Anije me ngarkesa më të lehta lundrojnë përgjatë Danubit, ndërsa të tjerat presin në porte.Ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë, tha kreu i GERB dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë, Bojko Borisov. Borisov, së bashku me Ministrin e Energjisë Zheço Stankov..
Bullgaria mund të jetë një partner strategjik i Japonisë për rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore, tha presidenti Rumen Radev. Ai u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në mëngjesin e biznesit të organizuar nga Shoqata e Bizneseve Japoneze-Bullgare..
“Vëzrazhdane” po i dorëzon një votë mosbesimi qeverisë së Rosen Zheljazkovit për shkak të “dështimit sistematik në politikën e jashtme”. Në vend që të mbrojë interesin kombëtar, kabineti po ndjek verbërisht vijën konfrontuese të elitës liberale..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..