Vendlindja e tij Dobruxha është frymëzimi për idetë krijuese të muzikantit tonë të njohur Zhivko Zhelev, i cili së fundmi mbushi 60 vjeç. Dobruxha është mjedisi i tij jetësor dhe profesional, pavarësisht ofertës serioze për punë në Ansamblin Folklorik Kombëtar “Filip Kutev”, të cilën e mori pas diplomimit në Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike në Kotell. Veprimtaria e tij muzikore është e shumanshme - fyelltar, aranzhues, dirigjent, autor i veprave për repertorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore “Dobruxha” - Dobriç, drejtor artistik i së cilës është. Krahas kësaj ai është themelues dhe udhëheqës i orkestrës “Biseri” (Perlat), për të cilën aranzhoi dhe regjistroi këngë të këngëtarëve të njohur Kalinka Vëllçeva, Radostina Këneva, Todor Kozhuharov, Stojan Varnaliev e shumë të tjerë.
I njohur është përkushtimi i Zhivko Zhelevit ndaj folklorit të krahinës Dobruxha. Duke ndjekur me vendosmëri traditën vendase, idetë e tij prej kompozitori i zgjeron me eksperimente interesante si instrumentist dhe autor bashkë me djalin e tij, pianistin Pllamen Zhelev. Në vitin 2014 fitoi çmimin e madh të Konkursit “Të këndojmë” të Programit “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare.
“Njeriu që më orientoi te muzika ishte babai im - tregon Zhivko Zelev në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Kur isha në klasën e 6-të, mësuesi i muzikës më testoi në piano dhe i këshilloi babait se duhet të merresha me muzikë. Kisha dëshira të tjera - bullgarisht dhe rusisht i mësova me lehtësi, madje mendova të studioja filologji, por babai më regjistroi në një shkollë në fshatin Gjeneral Toshevo. Mësuesi im i parë ishte Boris Brëmçijski, ndërsa në Shkollën në Kotell – Stojan Çobanov dhe Georgi Penev, ata më bënë për të dashuruar muzikën. Në fillim luaja në kavall, pastaj u interesova të bëja aranzhime për Orkestrën “Biseri”, për Ansamblin “Dobruxha”. Deri më sot, krenaria ime më e madhe është të bëj muzikë së bashku me djalin tim. Veprat tona të fundit janë në një stil tjetër me piano, fyell, kuartet këngëtarësh. Në kërkimet tanë për ide interesante na bashkohet edhe nusja ime, soliste e operave të Varnës dhe të Sofjes. Mundohemi t’i bëjmë me mjeshtëri dhe të pëlqehen. Populli ynë ka shije për gjërat e mira. Megjithatë, është e detyrueshme të kalojmë nëpër krijimtarinë e paraardhësve tanë që lanë një trashëgimi të madhe. Gjatë viteve më emocionuan më shumë koncertet, ndërsa së fundmi më preokupojnë incizimet. Për më shumë se 15 vjet merrem me regjistrimin e muzikës dhe aranzhime prej autori, ky është emocioni im më i madh. Puna me kolegët dhe dëgjimi i rezultatit përfundimtar është i rëndësishëm në këtë proces. Pra, të lësh diçka pas që të rinjtë të kenë nga ku të nxjerrin ide dhe të zhvillojnë veten e tyre - kjo është çështja. Shpresoj të kem kontribuar në ruajtjen e muzikës së vërtetë të krahinës Dobruxha, sepse e dua shumë. Ëndrra ime është që gjithmonë të punoj dhe të krijoj këtu në Dobruxha, ku janë rrënjët e mia dhe ndihem më i fort.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një..