Si të zgjidhni profesionin më të mirë për veten tuaj? Çfarë duhet të kemi parasysh kur e zgjedhim zhvillimin e karrierës? A do të mjaftojë ajo që e keni mësuar në klasë për kërkimin e punës? Përgjigjet e këtyre dhe pyetjeve të tjera do t'u japin të rinjtë nga Varna, pjesëmarrës në "Punëtorinë e Trajnimit për Sipërmarrje", bashkëmoshatarëve të tyre që po hyjnë në botën e të mëdhenjve. Fushata informuese për profesionet e së ardhmes është pjesë e Nismës Rinore "Unë e zgjedh të ardhmen time", e cila zbatohet nga Shoqata "Qyteti im" me mbështetjen financiare të Bashkisë së Varnës dhe Drejtorisë së "Aktiviteteve Rinore dhe Sporteve". Qëllimi i tij është që më shumë të rinj ta pyesin veten nëse e kanë zgjedhur tashmë profesionin e tyre dhe nëse ai do të jetë i kërkuar në tregun e punës në dhjetë vitet e ardhshme. Vullnetarët e shoqatës nisin shpërndarjen e manualit "Hapat e lehtë në zgjedhjen e karrierës sime", i cili synon të arrijë mbi 300 të rinj. Ai do t'u tregojë hap pas hapi se si të zgjedhin profesionin e tyre, si është të jesh sipërmarrës dhe të ushtrosh një profesion të lirë duke punuar nga shtëpia si freelancer. Anna Radeva, kryetare e shoqatës rinore “Qyteti im”, e cila ka 11 vite që merret me këtë aktivitet, tha për Radio Varnën se sipas saj, në Bullgari ka ende një mospërputhje të madhe mes profileve arsimore dhe kërkesës në tregun e punës. Profesionet e së ardhmes janë ende ato në fushën e teknologjisë së informacionit, është kategorike ajo.
Të rinjtë që mund t'i bashkohen nismës duhet të jenë nga mosha 15 deri në 29 vjeç. Për më shumë informacion mund të kontaktojnë shoqatën “Qyteti im” përmes faqes së tyre në Facebook. Fushata do të vazhdojë deri në fund të shtatorit dhe do të jetë shumë e dobishme për të rinjtë ukrainas që kanë gjetur në Varna strehën e tyre nga tmerri i luftës.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav Llupov..
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia..
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga..