Në kufijtë e qytetit Burgasit, në prag të Detit të Zi, gjendet liqeni bregdetar Atanasovsko. Më 12 gusht 1980, liqeni, i gjatë afro 9 km., është shpallur rezervat kombëtar, me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të rralla të shpendëve që banojnë në të. Sot pjesa veriore është një rezervat i mirëmbajtur, ajo jugore - zonë e mbrojtur dhe e gjithë zona e liqenit dhe tokat bujqësore rreth tij janë shpallur zonë “Natura 2000” sipas Direktivës së Zogjve dhe Habitateve.
Për më shumë se 20 vjet, Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit dhe Inspektorati Rajonal për Mjedis dhe Ujë - Burgas organizojnë një panair të veçantë të kripës rreth datës së shpalljes së liqenit Atanasovsko si rezervat. Aktiviteti i këtij viti është më 13 gusht në orën 16:00 dhe një theks i veçantë do t'i kushtohet kripës së gjelbër, produktit më të ri të lagunës. Nga se prodhohet, pse është “kripë pa kripë”, cila është arsyeja e ngjyrës së fortë jeshile – këto janë vetëm disa nga pyetjet për të cilat vizitorët do të marrin përgjigje në eventin “e kripur”, premton fondacioni.
Uji i liqenit karakterizohet nga kripësia e tij nga 20 deri në 27,5%, prandaj nxjerrja e kripës në këtë vend daton në vitin 1906. Në panair do të prezantohen edhe çokollata artizanale me kripë deti nga liqeni, kozmetikë me produkte natyrale dhe sigurisht llojet e ndryshme të kripës që nxirren në vend. Programi parashikon punëtori për fëmijë, ekspozitë me karikatura "Ekonomia e fondeve" nga edicioni i 25-të i Bienales së Gabrovës, ndërsa në fund të ditës Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit do të prezantojë Çmimet Vjetore për Biodiversitet dhe Klimë në Bullgari.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv, lagoon.biodiversity.bg
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..