Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspert në fushën e energjetikës: Biznesi duhet të kërkojë vetë gaz

Ivan Hinovski
Foto: BGNES

Qeveria duhet të negociojë me Gazprom për të minimizuar sanksionet në rast të një procedure arbitrazhi të mundshëm kundër Bullgarisë. Kështu mendon eksperti energjetik dhe kryetar i Forumit Bullgar të Energjisë dhe Minierave, Ivan Hinovski. Në një intervistë për BNR, ai tha se vetë biznesi duhet të kërkojë gaz për nevojat e procesit të prodhimit të tij.

"Pse duhet që konsumatorët e mëdhenj të presin Bulgargaz? A kemi dëgjuar që Neftohim pret gaz nga Bulgargaz? Jo! Ata blejnë gaz veçmas", theksoi eksperti. Sipas tij, vendimi evropian për uljen 15% të konsumit të gazit tregon solidaritetin e vendeve të BE-së. Për mendimin e tij, ky 15% është më i lehtë për t'u arritur për Bullgarinë sesa për Gjermaninë. Ai parashikon se ngrohja në sezonin e ardhshëm të ngrohjes do të rritet me jo më shumë se 20%.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD