Klubet nga vendi dhe prindërit paguan për pjesëmarrjen e të rinjve të Bullgarisë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për 15 dhe 17 vjeçar në qytetin polak Rashin dhe kështu shpëtuan pjesëmarrjen e tyre. Këtë e bëri të ditur sajti i Federatës Bullgare të Peshëngritjes.
Deri në këtë situatë u arrit pasi llogaritë e federatës rezultuan të zbrazëta për shkak të mosdorëzimit apo plotësimit të gabuar të dokumenteve në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit. Kampionati në Rashin vazhdon deri më 17 gusht.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..