Prodhuesit e pjeshkave nga rajoni i qytetit Sliven të Bullgarisë Juglindore kërcënuan me protesta efektive për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes. Sipas tyre, importi nga Greqia po vrеt biznesin vendas, ndaj duan që shteti të vendosë që prodhimi vendas të ketë prioritet para importit kur në vend po mblidhen frutat.
Çmimi më i ulët i blerjes për momentin është 50 stotinka (25 eurocent) për kilogram pjeshkë dhe me këto çmime nuk ka se si të vazhdohet rritja e pemishteve, thonë prodhuesit. Sipas tyre, hyrja agresive e pjeshkës greke në tregun bullgar është për shkak të luftës në Ukrainë dhe humbjes së tregjeve në Rusi dhe Bjellorusi, njoftoi korrespondenti i BNR në Sliven Stojan Radev. Rumania është i vetmi vend ku Bullgaria eksporton aktualisht pjeshkë të freskëta.
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..