Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po përballet me një problem të mbrojtjes ajrore

Ministri teknik Dimitër Stojanov
Foto: BGNES

Ekziston rreziku që aviacioni ushtarak bullgar të mos mund të kryejë detyrën luftarake, deklaroi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, në prezantimin e ekipit të tij.

Avioni MIG-29 do të jetë në shërbim deri në mesin e vitit 2023. Po zhvillohen bisedime me Poloninë për të riparuar të paktën 6 motorë për MIG-29", tha Stojanov. Ministria po heton gjithashtu nëse Bullgaria mund të furnizojë avionë me qira.

"Avionët e parë F-16 do të mbërrijnë në vitin 2025. Ata do të jenë operacionalisht gati në fund të vitit 2026. Kjo do të thotë se për 3-4 vjet do të kemi një problem serioz me mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore", tha Stojanov. Ai theksoi se prioritet i tij zyrtar do të jetë blerja e akoma 8 avionëve F-16.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Vëzrazhdane” i kërkoi zyrtarisht presidentit referendum për ruajtjen e levës

Partia “Vëzrazhdane” i dërgoi kërkesë zyrtare presidentit Rumen Radev për shpalljen e referendumit për ruajtjen e levës bullgare, shkroi në Facebook lideri i partisë Kostadin Kostadinov. Ai saktëson se referendumi mund të caktohet me mbledhjen e..

botuar më 25-03-11 10.01.PD
Pavlina Pavllova

Gjykata Kushtetuese akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe “Shërbimin Informativ” për sabotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë nëse do të ketë ndryshim në ndarjen e mandateve në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor...

botuar më 25-03-11 9.44.PD

Parashikimi i motit për 11 marsin 2025

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në..

botuar më 25-03-10 7.35.MD