2318 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 1907 nga një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 23.6 për qind e 9800 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u ulën me 1236 në 25 915. Në spitale u shtruan 260 të infektuar. 200 prej tyre ose 77 për qind nuk ishin të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 14 në 1084. Janë 50 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 16 vdekje me Covid të konfirmuar. Të gjithë ata që vdiqën nuk kishin imunizim kundër koronavirusit.
U shëruan 3538 veta. Të hënën u administruan 1767 vaksina.
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Edhe këtë vit, në prag të Ditës së Familjes së Krishterë, priftërinjtë dhe të afërmit e tyre do të dhurojnë gjak për pacientët në nevojë. Aksioni do të mbahet në Qendrën e Gjakut të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Kështu, me bekimin e Shenjtërisë..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..