Në gjysmën e parë të 2022 vizitat turistike të të huajve në Bullgari janë afër 2 207 000. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo është një rritje prej 130 për qind. Këtë e bëri të ditur zëvendësministrja e turizmit, Irena Georgieva, në një konferencë për media në aeroportin e Sofjes. Ajo theksoi se Ministria e Turizmit do të forcojë bashkëpunimin me Aeroportin e Sofjes dhe industrinë e aviacionit në drejtim të zhvillimit të përbashkët të destinacioneve të reja, prezantimit të vendit dhe produkteve turistike të Bullgarisë në territorin e Aeroportit të Sofjes, si dhe pjesëmarrje e përbashkët në ngjarje turistike, reklamimi i Bullgarisë dhe atraksioneve të saj, si destinacion turistik gjatë gjithë vitit në kanalet e komunikimit të linjave ajrore.
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..