Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 6 gushtin 2022

Mot me diell me reshje të shkurtra

Rodopet (Kanioni i ujëvarave, Smoljan)
Foto: Bozhidar Çollakov

Ditën e shtune më 6 gusht do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira në zonat lindore dhe malore dhe në vende të izoluara do të bien reshje shiu afatshkurtër. Do të fryjë erë e dobët, në zonat lindore mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32° dhe 37°, në Sofje rreth 32°.

Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të arrijnë në 28°-31°, kurse uji i detit 25°-26°. Lëvizja e detit do të jetë rreth 2 ballë.

zonat malore do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira. Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 25°, në 2000 metra - afro 19°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët mund të votojnë për pezullimin e zgjedhjeve të Borisllav Sarafov për Prokuror të Përgjithshëm javën e ardhshme

Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..

botuar më 25-01-10 2.56.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri inspekton trafikun që kalon përmes Urës së Danubit në Ruse

Pranimi i plotë i Bullgarisë në Shengen është një arritje e shumë qeverive dhe e shumë ekspertëve. Nuk do të lejojmë që të vendoset një lugë katrani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, i cili personalisht inspektoi urën e Danubit afër Ruses...

botuar më 25-01-10 12.23.MD
 Atanas Zaprjanov

Atanas Zaprjanov: “Rusia zhvillon një luftë hibride kundër Bullgarisë”

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..

botuar më 25-01-10 9.01.PD