Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

14 diplomatë bullgarë janë dëbuar nga Rusia

Godina e MPJ-së së Federatës së Rusisë
Foto: EPA/BGNES

Rusia po dëbon 14 diplomatë bullgarë, njoftoi Ministria e Jashtme ruse. Ambasadori bullgar në Rusi Atanas Krëstin u thirr në Ministrinë e Jashtme në Moskë për t'i dorëzuar atij një notë ku janë shpallur persona non grata 14 punonjës të Ambasadës Bullgare në Moskë. Katër diplomatë bullgarë dhe dhjetë punonjës teknikë nga përfaqësitë tona diplomatike në Moskë, Shën Petersburg dhe Ekaterinburg, si dhe nga Qendra e Industrisë Bullgare në Moskë, duhet të largohen nga Federata Ruse brenda 120 orëve, njoftoi MPJ bullgare.

Në fund të qershorit, Sofja shpalli persona non grata 70 diplomatë rusë dhe një pjesë të personelit të Ambasadës.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD