Blerja e gazit rus nga "Bulgargaz" përmes ndërmjetësve me çmime më të larta ishte e nevojshme për shkak të ndërprerjes së furnizimeve nga "Gazprom", konfirmoi për BNT kryetari i Bordit të Drejtorëve të "Bulgargaz" Ivan Topçijski. Ai theksoi se tregtarët e gazit nuk janë ndërmjetës, por kompani tregu që kompensojnë sasitë e munguara në situatë krize.
Topçijski shpreson se çmimi i gazit për muajin shtator do të jetë më i ulët, por “me ardhjen e sezonit të ngrohjes do të ketë mungesë.” Për 7 cisternat me gaz të lëngshëm amerikan, ai tha se çmimi është i favorshëm dhe afër çmimeve të tregut, dhe ka kapacitet për shkarkimin e tyre deri në dhjetor. 3 cisternat e para do të ofrojnë sasi të mjaftueshme për përdoruesit vendas deri në fund të vitit 2022 dhe për gjysmën e klientëve të tregut të lirë.Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari, njoftoi në një konferencë informimi drejtori i Spitalit Emergjent “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov...
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si problem të konsiderueshëm. Këtë e tregon një anketë e Shoqatës së Prindërve, në të cilën morën pjesë..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..