Bullgaria priste që më shumë ukrainas me origjinë bullgare të kërkonin shpëtimin në vendin tonë për shkak të konfliktit në Ukrainë. Por, shumica e tyre nuk janë larguar nga vendet ku jetojnë. Këtë e deklaroi Nënpresidentja Ilijana Jotova për BNR. Ajo vuri në dukje se Bullgaria po ndihmon në çfarëdo mënyre që mundet. “Mirëpo, për mua pyetja është kur të vijnë, çfarë u ofrojmë ne”, theksoi ajo dhe shtoi se duhet ndryshuar politika ndaj refugjatëve. Bullgaria, e cila ka një mungesë akute të fuqisë punëtore, nuk ka arritur të krijojë programe pune për refugjatët për t'i tërhequr ata, vuri në dukje Ilijana Jotova. Prandaj, një pjesë e refugjatëve janë kthyer, të tjerë kanë shkuar në vende të tjera dhe ata që kanë mbetur këtu nuk kanë mundur të integrohen siç do të donin vetë.
Nënpresidentja Jotova tha se propozimet e saj për kabinetin e ri do t'i bëjë jo aq shumë si nënpresidente, e cila përgjigjet për komunitetet bullgare jashtë vendit, por si një ish-eurodeputete e Parlamentit Evropian që është marrë pikërisht me çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e refugjatëve.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..