"Në emër të qeverisë sonë të koalicionit, jua dorëzoj qeverisjen e vendit! Në kundërshtim të sugjerimeve, nuk ka kushte për një apokalips në Bullgari." Me këto fjalë, ish-Kryeministri Kirill Petkov në një ceremoni të veçantë ia dorëzoi pushtetin kabinetit zyrtar të kryesuar nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Petkov raportoi se përkundër krizës botërore, ekipi i tij ka ndërtuar një themel të mirë dhe qytetarët bullgarë, me ndihmën e qeverisë së re, do të kenë paqe mendore dhe parashikueshmëri në muajt e ardhshëm. Qeveria e Petkovit lë një suficit prej 1.5 miliardë levash në buxhet. Ai shprehu shpresën se lufta kundër korrupsionit dhe problemeve në sistemin gjyqësor do të vazhdojë.
Gëllëb Donev përshkroi detyrat më urgjente përpara kabinetit të ri - çmimet e gazit natyror dhe karburanteve, inflacioni i lartë, problemet rreth mirëmbajtjes së rrugëve në vend dhe protesta e kompanive të ndërtimit të rrugëve. Na presin muaj të pasioneve të nxehta politike. Ne kemi për detyrë të rikthejmë tonin e mirë dhe dialogun produktiv”, theksoi Donev.“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..