2610 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 2141 nga një ditë më parë. 64.5për qind e të sapoinfektuarve nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. 25.6 për qind e 10 204 testeve të kryera rezultuan pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 1976 në 25 157. Në spitale u shtruan 275 të infektuar. 219 prej tyre ose mbi 79 për qind nuk ishin të vaksinuar. Janë 59 të infektuar në terapi intensive.
24 persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. 23 nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar kundër koronavirusit. U shëruan 1610 veta.
Të hënën u administruan 1594 vaksina.
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..