Parlamenti më në fund votoi ndryshimet në Ligjin e Shëndetësisë, me të cilat ndalohet shitja e gazit të parajsës për të miturit, përfshirë në internet për personat nën moshën 18 vjeç. Sipas teksteve të reja në ligj, në territorin e kopshteve, shkollave, konvikteve të nxënësve, institucioneve mjekësore, në aktivitete sportive dhe publike të organizuara për fëmijë dhe nxënës, si dhe në mjedise publike të mbyllura, është e ndaluar dhe përdorimi i gazit të parajsës.
Për mosrespektim të kufizimeve parashikohen edhe dënime përkatëse. Gjoba për personat fizik është nga 400 deri në 750 euro, ndërsa në rast të përsëritjes së të njëjtës shkelje deri në 1500 euro. Kur shkelja kryhet nga një tregtar individual ose person juridik, do të imppnohet gjobë në masë deri në 3 mijë euro, dhe në rast të përsëritjes deri në 6 mijë euro.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..