Katër rajone në Bullgari mbeten në Fazën 0 sipas Planit Kombëtar Operativ të përditësuar për përballimin e pandemisë Covid-19, sipas të dhënave në Portalin Kombëtar të Informacionit. Bëhet fjalë për Pleven, Veliko Tërnovo, Tërgovishte dhe Shumen. Megjithatë, 5 qarqet e vendit bien në Fazën 1 për shkak të situatës së koronavirusit në zonat fqinje. Rajoni i qytetit Varna, sipas hartës së situatës epidemike, është tashmë në Fazën 2. Fazat përcaktohen nga incidenca dhe zënia e shtretërve për pacientët me infeksionin e koronavirusit.
Incidenca e Covid-19 në vend për dy javë është 276 për 100 000 njerëz. Për krahasim, ditën e hënë ishte 251 për 100 mijë.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..