Operatori i gazit “Bullgargaz” publikon sasitë e gazit natyror që i nevojiten në muaj sipas vendimit të Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Në njoftim bëhet e qartë se operatori ka karburant blu për muajin shtator dhe tetor, por kërkon 843 848.179 MWh për nëntor dhe dhjetor.
Sot, në një takim të ministrave të energjetikës të BE-së, vendet anëtare ranë dakord për një reduktim vullnetar prej 15 për qind të konsumit të gazit nga 1 gushti 2022 deri në fund të marsit 2023. Ministri i dorëhequr bullgar i Energjetikës, Aleksandër Nikollov, nuk mori pjesë në takim, transmetoi BNT. Vendi ynë u përfaqësua nga zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i vendit në BE.
Më herët, Bullgaria shpalli se mbështet planin e Brukselit për një reduktim prej 15 për qind të konsumit të gazit natyror dhe nuk do të kërkojë derogim.
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..