Është koha që miqësia mes Bullgarisë dhe Azerbajxhanit të bëhet urë për diversifikim më të madh të energjisë, tha Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov në një intervistë për agjencinë e lajmeve azerbajxhanas “Trend”.
Ai tha se interkonektori Greqi-Bullgari, i cili do të përdoret për transportimin e gazit nga Azerbajxhani në Bullgari, është gati 99 për qind. Petkov theksoi se ai bëri vizitë në Baku me qëllim të zvogëlimit të varësisë energjetike të Bullgarisë nga Rusia.
“Gjatë vizitës sime, ne diskutuam me Presidentin Ilham Aliiev mundësinë e furnizimit me gaz shtesë nga Azerbajxhani në Bullgari. Është i nevojshëm zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës së gazit dhe është i rëndësishëm konsolidimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve në rajon për të garantuar sigurinë e furnizimeve dhe diversifikimin në të ardhmen”, tha kryeministri i dorëhequr bullgar për “Trend”, cituar nga BTA.
Në një takim me komunitetin bullgar në Los Anxhelos, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për votim masiv në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. “Do të bëj çdo gjë që të kemi zgjedhje të ndershme dhe transparente,”..
Në darkën tradicionale transatlantike me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të BE-së dhe NATO-së, të dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ministri bullgar Ivan Kondov theksoi se të gjitha vendet anëtare do të jenë vërtet të..
"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..