Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aventurierët e huaj vijnë në vendin tonë kryesisht për kalërim dhe turizëm malor

Bullgaria është një gjetje e vërtetë për adhuruesit e ornitologjisë

Foto: „Malet dhe njerëzit“

Një rritje në krahasim me vitin e kaluar në numrin e mysafirëve të huaj që mbërrijnë jo për t'u çlodhur në Detin e Zi, por për të përjetuar një aventurë në natyrën bullgare, evidentojnë operatorët turistikë.

Nivelet para vitit 2019 nuk janë arritur ende, por interesi është i lartë pavarësisht mungesës së reklamave serioze kombëtare të turizmit, pohon Ljubomir Popjordanov, kryetar i asociacionit të udhëheqësve malorë në Bullgari “Malet dhe njerëzit”.  Për herë të parë në muajin korrik, vendi ynë mori pjesë në një nga ekspozitat kryesore të shpendëve në Britaninë e Madhe dhe turnetë e ornitologjisë janë ndër llojet më elitare dhe më të shtrenjta të udhëtimeve në botë, mësojmë nga Ljubomir Popjordanov. Në këtë drejtim Bullgaria është një thesar i vërtetë, meqenëse në territorin tonë mund të vihen re mbi 400 lloje shpendësh, që është pothuajse gjysma e specieve me pendë që banojnë në Kontinentin e Vjetër.


Adhuruesit e natyrës dhe aventurierët marrin rrugë të ndryshme në vendin tonë për të vëzhguar zogjtë, orkide të egra apo pilivesa...Të tjerë vizitojnë fshatra etnografike, tregojnë një interes lidhur me folklorin e larmishëm bullgar ose ndaj kuzhinës sonë tradicionale. Shumë të njohura janë dhe turnetë e degustimit të verës. Larmia e përjetimeve është shumë e pasur. Çfarë aventurash kërkojnë të huajt kohët e fundit?

“Gjatë këtij viti kemi udhëtime të suksesshme me kuaj në malet Stara Pllanina dhe Rodopet. Kemi udhëtime me biçikleta, pavarësisht se presim që të rastisë diçka më shumë në këtë sektor gjatë vitit të ardhshëm. Por, turizmi më i njohur mes aventuristëve të huaj në këtë moment janë kalimet malore. Ndaj tyre drejtohen më tepër zviceranët, gjermanët, francezët, spanjollët, anglezët. Pas pandemisë nga Covid këta turistë u aktivizuan mjaftë. Ata ndikohen shumë dhe nga çmimet. Kurse çmimet nëpër hotelet tona ( për shkak të luftës dhe të krizës ekonomike) ndryshojnë çdo muaj. Kjo i ve operatorët turistik në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë”- pohon Ljubomir Popjordanov dhe shton se, në këtë moment ka një uri serioze për udhëheqës malorë në vendin tonë.


Sredna Stara Pllanina, Rilla dhe Pirin janë malet më të pajisura dhe të përshtatura për turizëm këmbësor në Bullgari.

Ata disponojnë me shtigje të shënuara dhe një rrjet kasollesh dhe strehimoresh. Me ndihmën e xhipieseve dhe hartave, të huajt mund të gjejnë lehtësisht rrugën e tyre. Kjo është arsyeja  se pse numri i turistëve individualë në vendin tonë po rritet. Por, pjesa më e madhe u drejtohen për ndihmë operatorëve turistikë vendas dhe mbërrijnë këtu me grupe të organizuara. Njëri prej shkaqeve është se në pjesën e vet më të madhe, informacioni turistik tek ne është i paraqitur në cirilik dhe nëse nuk zotëroni bullgarisht, do ta keni shumë të vështirë të orientoheni.

Por, ka dhe një kategori tjetër të aventurierëve:

“Ka dhe shumë udhëtues individual, të cilët blejnë paketa për udhëtime të organizuara, por pa drejtues. Kjo do të thotë se, dy ose katër veta blejnë një paketë të tillë nga ndonjë operator turistik ne vendin e vet, i cili punon me ndonjë operator turistik bullgar. Duke mbërritur në aeroport, ata marrin të gjithë paketën e dokumenteve, lidhur me qëndrimin e tyre, dhe tanimë mund të organizojnë ditën sipas dëshirave të veta dhe sipas interesave që kanë. Me fjalë të tjera, këta janë turistë individual, por me një udhëtim të organizuar nga operator turistik bullgar”- thotë Ljubomir Popjordanov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: “Malet dhe njerëzit”, Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD