Pikërisht një vit më parë ju folëm për projektin fotografik “In Transit” të bullgarit Deljan Vëllçev. Ekspozita përfshin 30 imazhe të realizuara në metronë e Nju Jorkut nga viti 2014 deri në fillimin e pandemisë Covid-19, të cilat u shfaqën për herë të parë në Galerinë e Arteve të Qytetit “Boris Georgiev” në Varna.
Sot, tregimi fotografik i Vëllçevit po viziton Galerinë “Sintezis” në Sofje. Deri më 10 shtator, mund të shihet ndryshimi në emocionet tona të pasqyruara në të tanishmen e qyteteve të mëdha. Metroja e Nju Jorkut është një qendër mbledhëse, sepse ndoshta rreth 90 për qind e qytetarëve udhëtojnë me të, pavarësisht nga statusi i tyre social, financiar apo tjetër”, tha fotografi për Radio Bullgarinë.
Përpilues: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..