Nga 23 deri më 30 korrik në pushimoren bregdetare Ballçik mbahet edicioni i 13-të i Ditëve të Muzikës Klasike. Veprimtaria organizohet nga Fondacioni “Akademia Klasike” me mbështetjen e Bashkisë së qytetit Ballçik. Drejtori i festivalit Sava Tihollov është i bindur se edhe pandemia me kufizimet e saj nuk e ka ulur interesin për javën më muzikore për rajonin gjatë vitit.
Fillimi do të jepet nga Ansambli i Dhomës “Sofijski Solisti” (Solistët e Sofjes) me dirigjent Pllamen Xhurov. Kështu muzikantët do të shënojnë 60 vjetorin në skenë.
Përpilues: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..