Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Patagoni qepin kostume kombëtare bullgare, luajnë në gëdullka dhe kultivojnë shtërmen bullgar

10
Foto: Shoqata „Kirill dhe Metodij“ në Comodoro Rivadavia

Jugu i ftohtë i Argjentinës – kështu quhet zona gjeografike e Patagonisë, e cila shtrihet në territoret më të afërta me Polin e Jugut të Amerikës Latine. Në bregun me erë të Oqeanit Atlantik ndodhet qyteti port i Comodoro Rivadavia, i njohur që nga fillimi i shekullit të 20-të për industrinë e zhvilluar të naftës. Në atë kohë, si rrjedhoja e Depresionit të Madh, këtu u vendosën emigrantë nga e gjithë bota, përfshirë këtu dhe një koloni të shumtë nga Bullgaria.

Mes tyre është edhe gjyshi i Cenka Genovës, e cila është kryetare e shoqatës “Kirill dhe Metodij” në qytet. “Ne jemi shoqata bullgare më jugore në botë. Jetojmë në paralelen e 45-të në provincën Chubut - thotë Cenka dhe nxiton të kërkojë falje për bullgarishten e saj jo shumë të mirë. Ajo ka lindur në qytetin bullgar Trojan 66 vjet më parë. Kur ishte dy vjeçe, Cenka dhe prindërit e saj u larguan nga Bullgaria socialiste dhe u vendosën me gjyshin e saj në qytetin Comodoro Rivadavia, që ndodhet në anën tjetër të globit dhe më saktë 13.300 km larg atdheut.

Cenka dhe burri i saj Karlos

Qyteti Comodoro Rivadavia është i njohur për popullsinë e tij që përbëhet kryesisht nga emigrantë nga e gjithë bota dhe pasardhësit e tyre. Komuniteti bullgar është një nga më interesantet në qytet. Shikoni videon:

Sot në zonën e qytetit port jetojnë mbi 2000 bullgarë. Këta janë pasardhës të emigrantëve bullgarë ose fëmijë nga martesa të përziera që kanë vetëdije bullgare.

Shumica e bashkatdhetarëve tanë në Comodoro Rivadavia janë të punësuar në industrinë e naftës. Por jo vetëm. Cenka, për shembull, është një mjeke në pension me 35 vjet përvojë në një spital shtetëror. Nga ajo kuptojmë se shoqata bullgare në qytet është themeluar 33 vjet më parë dhe ka rreth 80 anëtarë aktivë.

Gratë bullgare në qytet po përgatiten për festivalin mujor të kuzhinës

“Për shembull, në ditët e para të marsit ne festojmë gjithmonë ditën e Çlirimit të Bullgarisë /nga sundimi osman/ në sallonin e shoqatës. Festojmë gjithashtu 1 marsin duke folur për martenicat /veroret/ dhe zakonet bullgare, edhe pse këtu është vjeshtë. në atë kohë. Festa është një rast për të përmendur atdheun tonë të largët, për të nderuar heronjtë bullgarë Vasill Levski dhe Hristo Botev, për të përmendur veprën e shkrimtarit të madh bullgarë Ivan Vazovit etj. Dhe pastaj ftojmë shumë bullgarë, si dhe zyrtarë dhe figura publike nga qyteti", thotë Cenka.

Traditat bullgare ndiqen në Comodoro Rivadavia

Më 24 maj mblidhen edhe fëmijët e bullgarëve të parë të shpërngulur për të festuar Ditën e Kulturës Bullgare dhe Letërsisë Sllave. Ata kremtojnë së bashku edhe festat e tjera bullgare. Me entuziazëm dhe imagjinatë, gratë promovojnë kuzhinën tonë kombëtare gjatë festivaleve mujore të kuzhinës.

Pjesëmarrja në Panairin vjetor të Komunitetit në qytet

Muzika popullore bullgare kumbon çdo javë në Komodoro Rivadavia. Të rinj nga i gjithë qyteti mblidhen për të provuar vallet popullore bullgare. Ata i mësojnë vallet tona nga nënat dhe gjyshet e tyre, por kryesisht nga … videot në YouTube.

Stenda bullgare në Panairin e Komunitetit

Me përjashtim të pak veshjeve kombëtare të dhuruara nga ambasada jonë disa kohë më parë, njerëzit në Comodoro Rivadavia i presin dhe i qepin vetë kostumet bullgare. Në grupin e këndimin “Orfeu”, si dhe në grupin instrumental të rinjtë mësojnë të luajnë në gajde dhe fyell. “Para pak kohe na sollën një gëdullka, kështu që filloi mësimi edhe në këtë instrument tonën”, thotë Cenka. Pyetjes se çfarë na bashkon dhe na dallon nga argjentinasit, ajo iu përgjigj: “Na bashkon fakti që jemi njerëz të ngrohtë, ajo që na dallon është puna e palodhur”:

Pasardhës të emigrantëve bullgarë në Comodoro Rivadavia

Ne bullgarët jemi mësuar të punojmë që në shtëpi, nga mami dhe babi. Të mos punosh nuk është normale për ne. Këtu në Patagoni, klima është shumë e rëndë. Megjithatë, pothuajse të gjithë ne kemi një kopsht dhe prodhojmë domate, speca, perime. Disa prej nesh madje kultivojnë shtërmen të vërtetë bullgar.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Shoqata “Kirill dhe Metodij” në Comodoro Rivadavia



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD