Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një rendiment i mirë i grurit na jep qetësi për bukën, por problemet në sektor mbeten

Foto: BGNES

Fushata e mbledhjes së rendimentit të grurit në vendin tonë është në lulëzim dhe bashkë me të janë rihapur edhe pikëpyetjet për çmimin e drithit dhe importet e dumpingut. Që prej 20 vjetëve e këtej Bullgaria po i shton rendimentet e veta tëgrurit dhe drithërave të tjera dhe i plotëson nevojat e popullsisë. Në fillim të fushatës së korrjes, Ministria e Bujqësisë u sigurua se viti është i mirë për drithërat dhe rendimenti i grurit pritet të mos të jetë më i keq se ai i vitit të kaluar. Aktualisht në Dobruxha dhe në rajonin e qytetit Silistra korren mesatarisht rreth 500 kg për hektar sipërfaqe. Pritet që sasitë në fund të fushatës të arrijnë mbi 6 milionë tonë, që është plotësisht e mjaftueshme në kuadrin e një viti kalendarik.

“Deri tani gjithmonë kemi mundur të sigurojmë rezervën tonë personale prodhuese, krizë nuk ka pasur që nga vitet 90 e këtej. Biznesi është i organizuar shumë mirë, mullixhinjtë, tregtarët, prodhuesit  bullgarë të bukës gjithmonë grumbullojnë grurë të mirë dhe cilësor, por më shumë se 2/3 e të korrave bullgare duhet të eksportohen në mënyrë që paratë e freskëta të mund të hyjnë në ekonomi dhe në bujqësinë vendase" - tha drejtori ekzekutiv i Bursës së Mallrave të Sofjes Vasill Simov në programin e BNR-së "Horizont":

Vasill Simov

“Çmimi i grurit do të jetë me rreth 10-15% më i lartë nga ai i vjetshëm, duke arritur deri më 300 dollarë për tonë çmim fillestar i korrikut. Jemi shumë larg nga gruri i shtrenjtë gjatë muajit mars me çmime prej 450-500 dollarë. Por dhe prodhimi i grurit në një përpjesëtim botëror nuk do të jetë më pak, në krahasim me vitin e mëparshëm. Tek ne ka prodhim. Gruri dhe sivjet pritet që të jetë rreth dhe mbi 6 milionë tonë, kurse konsumi ynë i brendshëm është më pak se 2 milionë tonë për vit. Në këtë mënyrë vendi ynë ka një potencial eksporti prej afro 4 milionë tonë, të cilat duhet ti eksportojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur në një konkurrencë me eksportueset e mëdha të grurit nga rajoni, siç janë Rusia, Ukraina, Rumania.”

“Bilanci i drithit nuk i shqetëson prodhuesit e grurit, ai është i siguruar dhe sasitë janë të mjaftueshme për të pasur edhe për eksport.Problemi është se në vend që të ndihmohen ata që prodhojnë tani, ata kërcënohen me importe me dumping, gjë që ul çmimet. Importi vjen nga Ukraina dhe është me çmime më të ulëta”- vuri në dukje në intervistën e dhënë për BNR-Stara Zagora Kostadin Kostadinov, kryetar i  Shoqatës Kombëtare e Kultivuesve të Drithërave:

Kostadin Kostadinov

“Ne jemi tolerantë ndaj tyre, por me këto veprime të kompanive dhe individëve që kërkojnë mënyra për të përfituar vetëm ato dhe për të shkatërruar prodhimin e huaj dhe vetë prodhuesit, nuk është mirë. Midis kolegëve po ve re një frikë dhe tension, dhe kjo lind tension që do të  çojë në një ngërç dhe ne do t'i marrim gjërat në duart tona. Ne jemi të detyruar të prodhojmë me preparate të shtrenjta, të respektojmë një sërë normash ekologjike të Bashkimit Evropian, kurse kjo e shtrenjton prodhimin.”

Në përgjigje të shqetësimeve të prodhuesve të drithërave lidhur me importin e grurit nga Ukraina me çmime të reduktuara dhe kontroll fitosanitar, Ministri i Bujqësisë në dorëheqje Ivan Ivanov deklaroi se po bëhen kontrolle në pikat kufitare. Por, prej tyre u bë e qartë se deri më 14 korrik të këtij viti në Bullgari kanë hyrë gjithsej 6000 tonë grurë dhe 1300 tonë elb. Sipas dikasterit, ky grurë është për ri-eksportim dhe sasitë e tij janë paksa të vogla në krahasim me atë që sillet në vendin tonë.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv, grain.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD