Më 20 korrik ortodoksia kremton Profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia, një pasardhës i stërgjyshit të Shenjtë Aaron. Populli ynë e quan këtë festë Ilinden, ndërsa Shën Ilian e respekton si një nga të ashtuquajturit shenjtorë zotërinj të breshërive. Ai është zot i elementeve qiellore të verës, zot i bubullimave, vetëtimave dhe rrufeve. Prandaj në këndet e ndryshme të vendit e quajnë Grëmovnik, Grëmollomnik dhe emra të tjerë të prejardhur nga fjala shqip “bubullima”.
Në përrallat popullore shenjtori ka një karrocë të zjarrtë dhe me të ndjek kuçedrën që ha grurin e arave. Ndoshta ky përfytyrim lidhet me mrekullinë e largimit të tij nga bota tokësore, e përshkruar në jetëshkrimin e tij. Sipas tij, Shën Ilia u kap në një karrocë të zjarrtë dhe u çua i gjallë në parajsë. Për fuqitë mbinatyrore të “Shën Ilias së moçëm” tregon një këngë e bukur nga repertori i këngëtarëve Daniell Spasov dhe Milen Ivanov.Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..