Para Këshillit të Bujqësisë të BE-së, Bullgaria insistoi për kontroll më të madh ndaj tranzitit të lirë të prodhimit nga Ukraina dhe Moldavia. Ministrii Bujqësisë në dorëheqje Ivan Ivanov theksoi se luledielli ukrainas mbetet në Bullgari në vend që të kalojë tranzit,ai shitet me çmime më të ulëta se çmimi i atij bullgar dhe ka problem edhe me kontrollin fitosanitar mbi importin.
Ivanov ka shprehur shqetësimin se rritja e konsiderueshme e kuotave pa taksa për mollët, kumbullat dhe rrushin e tryezës nga Moldavia rrezikon konkurrencën e prodhuesve bullgarë dhe prodhimit nga e gjithë Evropa Lindore.
Bullgaria ka njoftuar se pret një kulture të mirë vjeshtore për 2022/2023, e cila do të jetë e mjaftueshme për konsum të brendshëm dhe për eksport.
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..
Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë...