Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva pyet nëse Bullgaria do të ketë gaz gjatë dimrit

Diana Kovaçeva
Foto: BGNES

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva kërkoi nga Ministri i dorëhequr i Energjetikës Aleksandër Nikollov informacion për gatishmërinë e furnizuesit publik për të siguruar sasitë e nevojshme të karburantit blu në muajt e vjeshtës dhe dimrit.

"Shkakton shqetësime informacioni i publikuar publikisht se Bullgaria është në një situatë të vështirë me sigurimin e gazit natyror për nevojat e tregut vendas.Aktualisht, shoqëria bullgare nuk ka informacion objektiv për këtë temë", shkruan Avokatja e Popullit. Kovaçeva vëren se sipas drejtorit ekzekutiv të furnizuesit publik Bulgargaz, që nga 6 korriku 2022 askush nuk e di se çfarë do të jetë çmimi i gazit natyror në dimër dhe nëse do të ketë fare gaz.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti dhe kryetari i Kuvendit Popullor shprehën ngushëllime në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bullgari

Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas nënshkrimit të librit të ngushëllimeve në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje...

botuar më 25-03-18 1.20.MD

Qindra vullnetarë dhurojnë gjak për të lënduarit e tragjedisë së Koçanit

Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në..

botuar më 25-03-18 11.24.PD

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD