Presidenti Rumen Radev i dorëzoi "BSP për Bullgarinë" mandatin e tretë dhe të fundit eksplorues për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor. Mandatin e mori Georgi Svilenski, kryetar i grupit parlamentar të “BSP për Bullgarinë”. Presidenti tha se e majta ka treguar aftësinë e saj për të kërkuar konsensus. Sipas tij, politikanët bullgarë duhet të udhëhiqen nga vlerat që janë prioritet për BSP-në - drejtësia, solidariteti dhe liria. Sipas kushtetutës, nuk ka afat brenda të cilit mund të zbatohet mandati. Megjithatë, kjo pritet të ndodhë brenda një jave.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova tha se kandidatura për kryeministër duhet të vijë nga grupi më i madh parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). BSP nis bisedimet dhe negociatat e para do të jenë me PP. Përveç PP-së, BSP do të negociojë me “Bullgarinë Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë”, por nuk do të negociojë me GERB-SDS, DPS dhe “Vëzrazhdane”.Një takim i ministrave të brendshëm nga Bullgaria, Rumania dhe Austria në Budapest mund të zgjidhë nyjën "Shengen". Kështu shkruajnë mediat austriake. Takimi do të mbahet më 22 nëntor. Nikoqiri është Hungaria, e cila aktualisht kryeson Këshillin e BE-së, ka..
Para ceremonisë për dorëzimin e çmimeve "Menaxheri i Vitit", presidenti Rumen Radev njoftoi se do të mbledhë Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor më 11 nëntor. I pyetur nëse do të apelojë Gjykatën Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve për..
Kandidatja bullgare për komisionere evropiane për “Startups, Kërkime dhe Inovacione” Ekaterina Zaharieva sot do të dëgjohet nga Komisioni për Industri, Kërkime Shkencore dhe Energji, ndërsa në seancën u ftua edhe Komisioni për Kulturë. Seancat..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të..
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve..
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat..