Gjashtë medalje fituan sportistët bullgarë në Kampionatin Ballkanik për djem dhe vajza nën 20 vjeç, i cili u zhvillua në datat 16-17 korrik në Denizli të Turqisë. Një sensacion të vërtetë bëri Bozhidar Sarabojukov, i cili brenda 1 ore mori titujt në kërcim së gjati me rekord personal 7.78 (1.5) dhe në kërcim së larti me 2.15, transmeton atletikabg.com. Motra e Bozhidarit, Iren Sarabojukova, fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti për vajza me rekord personal 1.78. Edhe kampioni i Evropës për të rinj në kërcim të trefishtë në Jerusalem 2022, Llëçezar Vëllçev, gjithashtu mori një titull, me rezultatin 15.71.
Koleksioni i Bullgarisë u plotësua me dy medaljet e bronzta të Todor Petrovit në hedhjen e gjyles (6 kg) - 17.39 dhe Simeon Kasëllç në hedhjen e diskut (1.75 kg) - 53.06.Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..