Gjashtë medalje fituan sportistët bullgarë në Kampionatin Ballkanik për djem dhe vajza nën 20 vjeç, i cili u zhvillua në datat 16-17 korrik në Denizli të Turqisë. Një sensacion të vërtetë bëri Bozhidar Sarabojukov, i cili brenda 1 ore mori titujt në kërcim së gjati me rekord personal 7.78 (1.5) dhe në kërcim së larti me 2.15, transmeton atletikabg.com. Motra e Bozhidarit, Iren Sarabojukova, fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti për vajza me rekord personal 1.78. Edhe kampioni i Evropës për të rinj në kërcim të trefishtë në Jerusalem 2022, Llëçezar Vëllçev, gjithashtu mori një titull, me rezultatin 15.71.
Koleksioni i Bullgarisë u plotësua me dy medaljet e bronzta të Todor Petrovit në hedhjen e gjyles (6 kg) - 17.39 dhe Simeon Kasëllç në hedhjen e diskut (1.75 kg) - 53.06.Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..
Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën "Kollodruma" ajo mbizotëroi me 15:13 pikë ndaj italianes Chiara Mormile dhe kështu për herë të parë një..