Incidenca e Covid-19 në Bullgari për dy javë është 167 për 100 000 banorë, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shkalla më e lartë e incidencës në një bazë 14-ditore prej mbi 250 për 100 000 banorë u regjistrua në rajonin e qytetit të Sofjes, në qytetet Varna dhe Burgas. Sëmundshmërinë më të ulët në baza dy javore e ka në rrethet e qyteteve Kërxhali, Shumen dhe Veliko Tërnovo.
Sipas hartës së situatës epidemike, të ndarë në pesë rajone sipas zënies së shtretërve spitalorë të kujdesit intensiv, dy rajonet qendrore janë në fazën më të ulët - zero. Brenda ditësh, rajoni jugor, që mbulon rrethet e qyteteve Plovdiv, Pazarxhik, Smoljan, Kërxhali dhe Haskovo, pritet të kalojë në fazën e parë. Rajoni verior qendror që përfshin qytetet Pleven, Loveç, Gabrovo, Veliko Tërnovo dhe Ruse ka zënien më të ulët të shtretërve spitalorë për trajtim intensiv të të infektuarve.
Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..
"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..