Në zgjedhje eventuale të parakohshme, partia GERB është forca e parë politike me 23.6 për qind të votave. Pushtetarët nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” radhiten të dytë me 21.4 për qind, sipas një sondazhi të agjencisë “Trend”, të kryer nga data 5 deri më 12 korrik për llogari me porosi të gazetës “24 çasa”. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) është forca e tretë me 10.7 për qind. BSP mbledh 9.8 për qind mbështetje, “Vëzrazhdane” - 9.6 për qind dhe “Bullgaria Demokratike” - 6.9 për qind. Partia “Vrulli Bullgar” hyn në parlament me 5.7 për qind të votave. “Ka një popull të tillë” është në prag të daljes me 3.8 për qind mbështetje.
Qeveria e Kirill Petkovit e përfundon mandatin me një vlerësim pozitiv prej 22 për qind. 70 për qind janë të pakënaqur nga kabineti. 45 për qind presin një përkeqësim të situatës ekonomike në vitin e ardhshëm. 15 për qind shpresojnë për përmirësim.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..