Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një festival pranë kalasë mesjetare Hisarllëka na çon në qytetin Kjustendill

4
Foto: Facebook/hisarlakaexperience

Pas izolimit të gjatë, kufizimeve dhe mënyrës uniforme të sigurt të jetës Vera 2022 na provokon gjithnjë e më shumë ta transferojmë jetën tonë të përditshme në paragrafin pas Covid. Dhe pavarësisht nga fakti se pandemia na kujton seriozisht për veten e saj, kurse parrezikshmëria dhe siguria në ngjarje publike ka marrë një kuptim tjetër, këtë sezon ngjarjet në natyrë janë ato të cilat mund të rikthejnë aventurën në përditshmen tonë. Dhe këtu ne nuk flasim vetëm për shfaqje vetëm nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi. Vetëm në një orë rrugë nga Sofja, gjendet qyteti i bukur Kjustendill, kurse në 15 minuta ecje në këmbë nga qendra e tij është parku Hisarllëka dhe kalaja mesjetare me të njëjtin emër nga epoka e antikitetit të vonë, e ndërtuar në fund të shekullit të 4 dhe në fillim të shekullit të 5 dhe e restauruar përpara disa vjetëve. Pikërisht në këtë pjesë të rrafshët më të lartë të kodrës, për të dytin vit radhazi, nga data 15 deri më 17 korrik, mbahet festivali i përjetimeve i të vegjëlve dhe të mëdhenjve – “Hisarllëka Expiriëns”.

“Fare nuk do të gënjejmë, nëse themi se ky qytet është shumë special - njerëzit, atmosfera, historia. Ajri është pothuajse magjepsës dhe prandaj ne jemi shumë të paduruar që përjetimi në Hisarllëka të përsëritet”, deklarojnë organizatorët nga Collective Crew. Sivjet “Hisarllëka Ekspiriëns” do të jetë 3 ditë të tëra dhe përsëri do të përfshijë një program të posaçëm muzikor, pavijone për ushqim dhe pije, ambiente për relaksim të stilit bohem për të rriturit dhe shumë argëtime për mysafirët e vegjël, na shpjegon Dimitër Borisov.

Sipas fjalëve të tij “Hisarllëka Ekspiriëns” ka lindur gjatë bisedave me hotelierë dhe restorantorë në Kjustendill, me të cilët bashkërisht kanë vendosur të tërheqin vëmendjen e të gjithë Bullgarisë ndaj këtij rajoni. Kurse zgjedhja e vendit të festivalit fare nuk është një rastësi.

“Kjo kala në veçanti është jashtëzakonisht interesante dhe vendndodhja është shumë e përshtatshme për këtë lloj eventi. E bëmë me sugjerim të “Shoqatës së Turizmit” dhe me mbështetjen e Bashkisë së Kjustendillit.Doli se, kalaja Hisarllëka nuk është shumë e vizituar prej turistëve, jashtë njerëzve nga qyteti Kjustendill. Ne mundohemi që ta ndryshojmë këtë fakt dhe ti provokojmë njerëzit nga i gjithë vendi të vijnë deri në Kjustendill dhe të kalojnë njëfarë kohe mes kureshtjeve të shkëlqyera dhe natyrës së rajonit. Të shëtisin nëpër vetë kalanë, ku mbi të ka një pishnajë shekullore, që ndihmon gjatë sëmundjeve me astmë dhe vështirësive të tjera të frymëmarrjes” – shpjegon Borisov.

Kjustendill nuk është vetëm ajër të pastër dhe banja mineraleNë fillim të muajit korrik ekipi i “Shoqatës së Turizmit” në Kjustendill organizoi një ngjarje, në të cilën bashkë me qytetarët dhe përfaqësuesit të administratës komentuan të tanishmen dhe të ardhmen e parkut “Hisarllëka”. Aksenti u vu pikërisht mbi mundësitë për përmirësimin e kushteve për sport dhe pushim dhe ruajtjen e trashëgimisë dhe të mjedisit natyror. Në fillim të vitit kryetari i bashkisë i qytetit Kjustendill Petër Paunov shpalli synimin e bashkisë të ndërtojë një teleferik me gjatësi prej rreth 2 kilometrave, i cili të lidh sheshin qendror të qytetit dhe kalanë mesjetare nga antikiteti i vonë në kodër. Një ide të ngjashme ka akoma nga koha përpara ndryshimeve demokratike në vendin tonë, por kryesisht për shkaqe financiare akoma nuk është realizuar. Një pajisje e ngjashme do të jetë një atraksion i vërtetë për njërin prej qyteteve më të vjetër në territorin  e Bullgarisë së sotme, mendojnë nga administrata e bashkisë. 

Përpiloi: Vesella Krësteva/në bazë të intervistës së Jana Spiridonovës, BNR-Radio Sofia

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/hisarlakaexperience




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD